Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e së premtes në bulevardin Vlorë-Skelë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, disa të rinj janë konfliktuar me njërit-tjetrin ku për pasojë janë lënduar 2 persona.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes të rinjtë janë konfliktuar në trotuar, por askush nuk e ka kuptuar se si nisi përleshja.

Ndërkohë, policia e cila është gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes ka shoqëruar disa persona në polici për arsyen e ngjarjes.

Ndërkohë që sipas burimeve, në sherrin masiv janë përdorur edhe sendet e forta.

Top Channel