Rruga e asfaltuar deri në qendër të Razmës, afërsia me Shkodrën, çmimet tepër konkurruese, klima kurative, qetësia, ushqimet tradicionale dhe bukuria natyrore janë këto disa nga arsyet pse Razma gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacionet kryesore të turizmit malor në veri të Shqipërisë.

Gerda Mulder ka ardhur nga Holanda për herë të parë në Razëm. Për atë, veriu i Shqipërisë është një magji.

“Malet e Shqipërisë janë magjepse. Kam shkruar një libër për Thethin, 5 vjet më parë. Është eksperienca ime mbi këtë vizitë. Njerëzit janë mikpritës, tejet të këndshëm. Vendimi për të shkruar këtë libër ishte në 2007, kur vizitova kullën e Thethit, të cilën ambasada financoj ta rikonstruktojë. Nuk do ta harroj kurrë atë vizitë, pasi ishte çdo gjë shumë bukur, kur hapa dritaret e bujtinës dhe pashë atë pamje madhështore të maleve, ajri, kafshët dhe bukuri të tjera”, u shpreh ajo.

Razma preferohet edhe nga pushuesit shqiptare.

“Razma e pëlqejnë se është vendi shumë i thjeshtë, ka ajër të pastër”, shprehet Elez Beçaj.

“Vendi i bukur, klimë e bukur. Çdo gjë këtu është bukuri”, thotë Taze Beçaj.

Vetëm 35 km larg nga Shkodra, zona turistike malore e Razmës në Malësi të Madhe përveç bukurisë natyrore është një oaz i ushqimeve bio, me recetat tradicionale të gatimeve.

Top Channel