Chelsea mendon të sjellë Gianluigi Donnarumma-n në Premier League. Drejtuesit e klubit londinez shohin portierin e ri të Milanit si një prej kandidaturave për të zëvendësuar Thibaut Courtois, i cili pritet që shumë shpejt të kalojë te Reali i Madridit me klubin spanjoll që do të paguajë 35.5 milionë Paund për kartonin e tij.

Sipas “London evening Standard”, Chelsea nuk do ta lejojë Courtois që të largohet përpara se të gjejë zëvendësuesin e tij. Milani nga ana e tij mund t’u kërkojë Bluve të Londrës, sulmuesin Alvaro Morata.

Është e pamundur që të mendohet një shkëmbim mes lojtarëve kështu që krijohet mundësia që klubet të shesin lojtarët tek njëri-tjetri. Vlera e kartonit të Morata-s është rreth 58 milionë Paund,shifër kjo që është pak më e lartë se ajo aktuale për Donnarumma-n.

Top Channel