Portieri dhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani i ka dhënë fund eksperiencës së tij si futbollist në Itali, për të vijuar karrierën në një tjetër kampionat.

Ai do të transferohet në Superligën turke, te klubi i sapongjitur, Rizespor, që ka paguar 3 milionë euro për kartonin e tij te Cremonese.

31-vjeçari do të nënshkruajë për 3 sezone me skuadrën turke, që gjithashtu kërkon edhe shërbimet e sulmuesit të kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku.

Ujkani është një portier me eksperiencë mjaft të gjatë në Itali, si në Serinë A, edhe në B, teksa ka luajtur për skuadra si Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa dhe Cremonese.

Sa i përket eksperiencave me përfaqësueset, Ujkani veshi fillimisht fanellën kuqezi të Shqipërisë, por më vonë vendosi të largohet për të mbrojtur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Top Channel