Lajmet kryesore të ditës, 20/07/2018 – 20:00

20/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PARA VETTINGUT ZAGANJORI DHE GASHI
Sot në vetting doli kryetari i gjykatës së lartë, Xhezair Zaganjori, i cili u paraqit pa avokat. Më herët vettingu shqyrtoi dosjen e prokurores Rovena Gashi, por ajo vete nuk u paraqit dhe nuk u mbrojt as me avokat.

APLIKIMET PËR TAPI NISIN NË SHTATOR
Prej muajit Shtator nis aplikimi për tu pajisur me tapi për shtëpite e ndërtuara para vitit 1991. Pallatet e kohës së komunzimit ende nuk janë të gjitha me dokumenta.

DIPLOMAT E KRISTALIT ME PASOJA PËE STUDENTËT
Diplomat e “Kristalit” vijojnë të krijojnë probleme edhe pse prej disa vitesh universiteti nuk egziston më. Infermierët e diplomuar pranë këtij universiteti nuk po marrin dot riliçensimin.

MALAZEZËT I PËRGJIGJEN TRUMP
Malazezët iu përgjigjën shqetësimit të Donald Trump se mund të jenë ata që do ta nisin luftën e tretë botërore. Jemi shumë të vegjël tha ministri i jashtëm i Malit të Zi, jo pa ironi.

FUNDJAVA OFRON KUSHTE PËR BREGDET
Fundjava do jetë vërtetë përvëluese në të gjithë vendin dhe temperaturat do shkojnë mbi 38 gradë të shtunë e të dielë. Të hënën priten reshje shiu e me pas sërish shumë nxehtë.

Top Channel