Lajmet kryesore të ditës, 20/07/2018 – 13:00

20/07/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RAMA: PËRQENDROHUNI NË AGROTURIZËM
Qeveria ka rihapur thirrjen për agroturizmin si rezultat I mungesës së projekteve. Lajmin e bëri të ditur Edi Rama teksa I tërhoqi vëmendjen bashkive të fokusohen tek fshatrat.

SHPËRTHIM EKSPLOZIVI NË TIRANË
Një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e një biznesi në rrugën Ymer Kurti, në Tiranë të regjistruar në emrin e ndërtueses Drita Lulo. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

SALVINI PADIT SAVIANON

Ministri i brendshëm nga radhët e Lega Nord, Mateo Salvini paditi shkrimtarin e njohur Roberto Saviano. Ky i fundit e ka akuzuar Salvinin për lidhje me mafian.

LIBIA REFUZON PLANIN E BE-SË PËR EMIGRANTËT
Libia ka kundërshtuar planin e Bashkimit Europian për të ngritur qendrat e pritjes së emigrantëve dhe trajtimit të kërkesave të tyre për azil në vendet Perëndimore. Kryeministri I vendit e kundërshton edhe nëse ka oferta financiare për këtë.

MODELJA AFRIKANE PUSHTON RRJETET
Një modele afrikane është bërë shumë e famshme në “Instagram”, aty ku tregon me krenari bukurinë e ngjyrës së lëkurës së saj. Nyakim Gatwech, 25-vjeç, nga Sudani Jugor quhet Mbretëresha e Errësirës dhe punon si avokate e diversitetit.

Top Channel