KPK: Zaganjori parregullsi me pasurinë; Kreu i Gjykatës së Lartë: Çdo pasuri, e dokumentuar

20/07/2018 16:30

Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimi mesditën e së premtes ka dalë edhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Ky i fundit para KPK-së ka sqaruar konstatimet e KPK-së, pasi sipas së cilës Zaganjori ka kryer deklarim të pasaktë të si edhe ka kryer shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit pasi nuk ka deklaruar vleren reale të një objekti që ai zotëron.

Sipas KPK-së Zaganjori ka deklaruar 15 metra 2 si zyre te blere me vleren 500 mije lekë, e nga hetimi rezulton se kjo pasuri nuk është në përputhje si për vlerën, si për sipërfaqen.

Nga hetimi rezulton se pasuria bodrum me vlerë 1.5 milionë lekë, me burim krijimi i të ardhurave nga qeraje e një biblioteke që ka në pronësi. Por sipas KPK-së ky deklarim është i paskatë sepse si bodrumi si njësia biblotekë janë blerë në të njëtën datë para të njëjtit noter.

Por kreu i Gjykatës së Lartë i ka hedhur poshtë pretendimet për pasaktësi në deklarimin e pasurisë, duke sqaruar se regjistrimi i Bibliotekës është bërë në 2001-shin, por fitimi i pronësisë së saj është bërë në 1997-ën.

“Dua të jap sqarimet e mia për një keqkuptim sepse e gjithë fabula është se merret ne konsiderate një kontrate shit-blerjeje e 2001 që nuk është gjë tjetër veçse një kontrate formalizuese për një pronë që ka qenë ekzistuese për më shume se 5 vite para kësaj. Bëhet fjale për një ndërtesë të ndërtuar nga familjaret e bashkëshortes, që vjen si trashëgimi e familjes se saj. Në 1997 u ndërtua objekti. Në këtë godinë kati i parë është bibliotekë, dhe kontrata u lidh. Në 2001-shin është shkuar për të bërë regjistrimin, por ama duhet të kemi parasysh se fitimi i pronësisë ishte bërë që në 1997-ën. U bë veprimi për regjistrim në 2001 dhe këto kontrata nuk janë antiligjore”, u shpreh Zaganjori para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Top Channel