Festivali Multikulturor, i shndërruar tashmë në një histori suksesi, këtë vit regjistron edicionin e tij të pestë dhe gjatë ditëve do ta kthejë qytetin e Beratit në epiqendrën e aktiviteteve kulturore.

Festivali do të zgjasë 3 ditë: në datat 19, 20 dhe 21 korrik, nën sloganin “Unë jam trashëgimi”. Ambasadori austriak në fjalën e tij garantoi mbështetjen e Austrisë në fushën e kulturës, bashkëpunim i cili nuk ka munguar edhe në këtë festival.

Ndërsa ministrja Mirela Kumbaro siguroi se në të ardhmen do të zhvillohen më shumë aktivitete kulturore për t’i dhënë zhvillim turizmit në këtë qytet: “Festivali Multikulturor tregoi që në fillim që është modeli i suksesit të rijetëzimit të trashëgimisë kulturore”.

Festivali nisi me një performancë artistike të grupit austriak Kusimanten, për të vijuar me një inskenim që të çon thellë në histori, atë të një dasme për të njohur traditat e rralla shqiptare.

Top Channel