A është Trump idiot…? Sipas “Google Images”, “po”!

20/07/2018 20:55

A është presidenti amerikan Donald Trump një idiot? Epo “Google Images”, duket se mendon kështu. Kur përdoruesit shkruajnë fjalën idiot, në vendin e dedikuar për kërkim, qindra foto të presidentit Trump, mbushin ekranin.

Sipas “The Guardian”, kjo ndodh si rezultat i një fushate të filluar online nga aktivistë që janë të pakënaqur me politikat e shumëpolemizuara të presidentit Trump. Ata, raportohet se kanë manipuluar algoritmet e “Google”, duke ia bashkangjitur fjalën imazheve të Trump.

Gazeta nënvizon se tendenca ka nisur me përdoruesit e Reddit, që kishin klikuar pa fund një postim që mbante një foto të Trump të lidhur me fjalën idiot. Artikulli po ashtu pretendon se “Google” gjithnjë ka refuzuar të ndërhyjë kur vjen fjala tek algoritmet e motorit të saj të kërkimit.

Në 2004, nëse kërkoje në “Google” për termin Hebre, shfaqeshin karikatura me hundëmëdhenj dhe në 2009, nëse kërkoje për Michelle Obama, shfaqeshin foto të modifikuara që e shfaqnin zonjën e parë si një bletë. Po ashtu, nëse kërkohej për përdhunues, para zgjedhjeve amerikane, do të shfaqeshin në përfundim të paktën pesë imazhe të presidentit Bill Klinton.

Top Channel