Eksperienca e Arturo Vidal te Bayerni i Mynihut duket se është drejt fundit tashmë, ndonëse palët kanë ende edhe një vit kontratë.

Mesfushori kilen nuk preferohet nga trajneri i ri i bavarezëve, Niko Kovaç, i cili ka dhënë miratimin për shitjen e tij gjatë kësaj merkatoje.

Nga ana tjetër edhe klubi i Bayernit dëshiron ta shesë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero vitin e ardhshëm.

Për mesfushorin 31-vjeçar ka adhurues të shumtë në Itali, ku Napoli i Ancelottit duket në krye të listës së favoritëve për të marrë shërbimet e tij.

Tekniku italian ka stërvitur Vidal gjatë periudhës që drejtoi Bayernin dhe njeh mjaft mirë cilësitë e tij në fushën e lojës.

Top Channel