TopAwards/ Kida në listën e artistëve me më shumë këngë në klasifikim

19/07/2018 18:31

Kida ka arritur të shndërrohet në një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit. Artistja nuk ndalet së surprizuari dhe kënaquri fansat e saj me projektet e reja muzikore, të cilat sigurisht që nuk zhgënjejnë.

Vetëm 6 ditë më parë, Kida ka publikuar prurjen e saj më të re, “Mas”, e cila ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Falë kësaj hyrjeje të re, Kida është bërë pjesë e artistëve me më shumë këngë në listën zyrtare të “Top Awards”. Falë mbështetjes dhe votave të publikut, këngëtarja gjendet me 8 këngë në klasifikim.

Derimë tani, artistët që kanë më shumë këngë në “The Top List” janë Capital T, Ledri Vula dhe Kida.

Kida gjendet në listë me “Bileta”, “Ti”, “Harroj”, “Pe du”, “Anderr”, “Don’t Say No More”, “Kce” dhe “Mas” të cilat renditen përkatësisht në vendet 17-të, 18-të, 21-të, 22-të, 23-të, 27-të, 28-të dhe 50-të.

Ledri Vula është artisti i dytë që është pjesë e listës së artistëve më shumë këngë në klasifikim. Ai gjendet në “The Top List” me 9 projekte muzikore, të cilat janë pozicionuar mjaft mirë në listë.

“Mike”, “Princess Diana”, “Merri Merri”, “U harrum”, “Nona”, “I Vogel”, “Mbi Re”, “1 Janari”, dhe “TTZ” renditen përkatësisht në vendet dytë, tretë, 15-të, 24-t, 29-të, 38-të, 41-të, 64-t dhe 71-të.

Kreun e këtij grupi e mban Capital T, i cili ndodhet në klasifikim me 11 këngë. “Pasha jeten”, “Andiamo”, “O Ma”, “Hatixhe”, “Pse po ma lun lojen”, “Lejla”, “Take a shot”, “Across the World”, “Pa Cenzure”, “Ulu” dhe “Numra” pozicionohen përkatëisht në vendet 19-të, 25-të, 26-të, 37-të, 39-të, 45-të, 60-të, 62-të, 74-t, 78-të dhe 81-të.

Top Channel