Nga Parlamenti, ish-ministrat demokratë Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli kthyen rrugën për në selinë e Partisë Demokratike, në zyrën e kryetarit Lulzim Basha.

Dhe pasi demokratët u nisën për në seancë plenare, Mustafaj dhe Ruli iu përgjigjen interesit të gazetarëve, edhe pse pa shumë detaje.

“Pimë kafe dhe biseduam për ato tema që mund të bisedohen në një takim informal”, tha Besnik Mustafaj.

Nga politika aktive janë tërhequr pa afat. Të dy kanë edhe tokë për të punuar rrotull shtëpisë.

“Pa sistemuar bahçen dhe pemët nuk kthehem të merrem me politikë”, tha Ruli.

E vecanta e kafes ishte prania në takim edhe e liderit historik Berisha. Edhe pas pozicionimit të tij në krah të atyre që i kërkuan dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, Mustafaj është takuar disa herë me Bashën.

“Asgjë personale” thotë se është parimi që e bën të jetë pranë PD, edhe pse herë ftohtë e herë ngrohtë.

Top Channel