Avokati që përfaqësonte në gjyqin e sotëm autorin e vrasjes së bashkëshortes gjyqtare, Fildeze Hafizi është dhunuar me sende të forta.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10.45 të kësaj paradite, ku avokati Ilia Ilia është qëlluar me sende të forta nga dy persona. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë arsye u shty dhe seanca ndaj Fadil Kasemit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel