Bambergu është një nga qytet më të bukura të Gjermanisë. I vendosur në pjesën veriore të Bavarisë, pjesë të tij ka edhe rreth 700 shqiptarë, të cilët sëfundmi kanë krijuar edhe një organizëm të tyren si mundësi për t’u bashkuar, për të ruajtur e përcjellë gjuhën e kulturën e kombit tonë.

Në njërën nga godinat më historike të këtij qyteti i cili është pothuajse i gjithi i mbrojtur nga UNESCO u bë ceremonia zyrtare ku morën pjesë disa politikanë të lartë Gjerman si Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Thomas Silberhorn, Melanie Huml, Ministre e Shëndetësisë së Bavarisë, po ashtu një nga Kryetarët e Bashkisë së Bambergut, Wolfgang Metzner.

Gjithçka ishte organizuar nga Florim Gashi një atdhetar që është vendosur në Gjermani prej vitit 1992.

Top Channel