Conte letër BE-së: Të ngremë komitet për menaxhimin e emigrantëve

19/07/2018 13:36

Kryeministri italian, Giuseppe Conte foli sërish për krizën e emigrantëve, që është bërë një çështje dite dhe ka shkaktuar debate mes Italisë dhe BE-së.

Conte theksoi se kjo krizë duhet të menaxhohet nga një komitet i caktuar, i krijuar me ndihmën e Komisionit Europian.

“Të martën ju ka shkruar një tjetër letër krerëve të BE-së, Juncker dhe Tusk, për t’i shpjeguar se menaxhimi i emigrantëve duhet bërë nga një komitet i krijuar nga Komisioni Europian. Më pas do të jetë ky komitet, që do të menaxhojë anijet me emigrantë dhe do të bëjë kontaktet telefonike me qeveritë e vendeve europiane”, deklaroi Conte.

Kryeministri italian theksoi se është për një zgjidhje më të qëndrueshme të kësaj krize, duke thënë se duhen ngritur qendra grumbullimi të emigrantëve, për të shqyrtuar kërkesat e tyre për azil.

“Unë jam për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve, ku edhe do të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil. Për personat që do t’u pranohet kërkesa për azil, mund të bëjmë të mundur që t’i marrim vetë, duke shmangur anijet dhe kontrabandistët”, tha kryeministri italian.

Top Channel