Napoli duket se ka hedhur sytë edhe nga Reali i Madridit për një blerje të mundshme të Benzema.

Sipas tabloidit britanik, ‘Daily Mail’, Benzema që nuk ishte në Botërorin e Rusisë duket se po kërkon sfida të reja dhe Napoli mund të jetë një opsion shumë i mirë për të.

Skuadra italiane mund të hyjë në tratativa me Realin e Madridit duke ofruar 45 milionë Euro për t’iu kundërpërgjigjur në një farë mënyre Juventusit që bleu Cristiano Ronaldon.

Por jo vetëm kaq, Angel Di Maria është një ndër emrat e lidhur me atë të Napolit në orët e fundit.

Është vetë trajneri Ancelotti që ka marrë përsipër të ndërhyjë në këtë histori dhe të zhvillojë një bisedë telefonike me futbollistin e Paris Saint Germain për të kuptuar nëse ekziston mundësia e transferimit të tij tek skuadra e Napolit.

Ancelotti ka punuar më parë me Di Marian, në sezonin 2013/14 kur kanë qenë pjesë e Realit të Madridit. italiani e konsideron argjentinasin si një element të rëndësishëm në skemën e tij 4-3-3 dhe për këtë arsye ai këmbëngul që të ketë Di Marian nën urdhrat e tij. Momenti për të tentuar blerjen e Di Marias për Napolin është shumë i mirë.

Futbollisti nuk ka raporte të mira me trajnerin e ri të Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, i cili nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të projektit të tij kështu që Napoli mund ta shfrytëzojë mjaft mirë këtë mundësi për të siguruar kartonin e Di Marias, kontrata e të cilit me Paris Saint Germain skadon në vitin 2019.

Pengesa e madhe për Napolin është pikërisht paga e futbollistit i cili përfiton 10 milionë Euro në sezon nga transalpinët.

Top Channel