I ka mjaftuar një gol në Kampionatin Botëror që sapo u mbyll me Belgjikën dhe Adnan Januzaj tashmë është drejt rikthimit në Premier League.

Media belge “Nieuwsblad” shkruan se Everton po kërkon me çdo kusht shërbimet e futbollistit me origjinë nga Kosova.

Januzaj është pjesë e Sociedad në La Liga, ku sezonin e fundit u aktivizua në 28 ndeshje dhe arriti të shënojë 3 gola.

Por goli i shënuar pikërisht ndaj Anglisë në ndeshjen e tretë në grup, duke se ka vlejtur më shumë për drejtuesit e Everton që të binden për të rikthyer në Angli ish-lojtarin e Manchester United, Sunderland dhe Dortmund.

Top Channel