Dialogu me Serbinë, liderët kosovarë takojnë sot Mogherinin. Thaçi, kokë më kokë me Vuçiçin

18/07/2018 08:50

Liderët kosovarë, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat: Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, do të takohen sot me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë.

Më pas, siç raporton “Radio Europa e Lirë”, Thaçi do të takohet me homologun serb Aleksandër Vuçiç.

Po sot në Bruksel pritet që Komisioni Evropian të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Top Channel