Ka nisur seanca dëgjimore për Arben Nelën, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë, gjithashtu kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko u shpreh se “deklarimi i pasurive nga prokurori Arben Nela nuk është i saktë”.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Arben Nela ka kryer fshehje pasurie.

Prokurori ka një apartament 99.4 metra katrorë, blerë në vitin 2011 për 41 mijë euro, në bashkëpronësi me gruan. E ka blerë me kursimet në vite nga puna që prej vitit 1998 dhe kursimet e gruas, e cila punon në Ministrinë e Transporteve dhe profesoreshë. Për blerjen e kësaj shtëpie prokurori ka deklaruar se ka marrë borxh 25 mijë euro edhe nga motra e gruas. Për këtë apartament ka mospërputhje në deklarimet e pasurisë në vite. Ndërsa për borxhin e marrë nga kunata është e paqartë se kur ia ka marrë dhe kur ia ka kthyer.

Arben Nela u mbrojt duke thënë se nuk e ka fshehur pasurinë, por llogaritë nuk janë bërë siç duhet.

Top Channel