Për Olsa Toqin nuk është hera e parë që shfaqet me kompozimet e saj jashtë Shqipërisë. Pasi u njoh më së shumti me kompozimin e këngës “Përrallë” të Eneda Tarifës në Euro Song Kontest, së fundmi në teatrin “San Girolamo” në Lucca të Italisë u vu në skenë opera e saj “Meladrama”.

Në po të njëjtin teatër, që është vënë opera “Puccini”, tingujt e një kompozimi shqiptar janë mirëpritur nga publiku italian. Për kompozitoren e gjithë kjo eksperiencë ka filluar nëpërmjet një kursi.

“Kurs konkursi më saktë ishte italianë. Ishte me mjeshtrit e kompozicionit të Italisë për sa i përket zhanrit operistik që është një zhanër shumë i përmbledhur në Itali, sepse siç dimë opera ka lindur nga Italia. Atyre ju duk shumë interesantë ideja e operas si dhe melodia dhe vendosën që ta vinin në skenë”, shprehet Olsa Toqi, kompozitore.

Premiera 45 minutëshe është një trill dhe krijim i kompozitores. Gjithçka fillon nga molla e mëkatit, por përveç Evës dhe Adamit në të ka personazhe të tjerë, që zhvillojnë në një skenografi minimaliste.

“Pse Mela? Sepse subjekti kryesor i kësaj opera është molla e mëkatit. Mbahet në Meden ngjarja. Meden është planeti i iluminuar. Nuk ekziston pikërisht edhe forca e gravitetit. Por ka një personazh, i cili nuk e pranon dot këtë fakt ende. Dhe ky personazh është sërish Njuton”, thotë Olsa Toqi.

Vepra u interpretua nga Elena Romanazzi dhe pianisti Stefano Teani, me regji te Girolamo D’Eraco.

Top Channel