Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

JOHANES HAHN VIZITON TIRANËN

Johanes Han qëndron sot në një vizitë të shkurtër në Tiranë ku do takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, ndërsa axhenda e tij nuk përfshin takime me kreun e opozitës Basha apo zyrtarë të tjerë.

 

GJYQTARJA E KRIMEVE TË RËNDA NË KPK

Paraditen e sotme doli përpara Vetting-ut Nertina Kosova, gjyqtare e Krimeve të Rënda për të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti shkelje. Vendimi shpallet nesër në orën 10.

 

DHUNA NË FAMILJE, DY NË PRANGA NË BERAT

Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona, respektivisht 41 dhe 50 vjeç pasi ushtronin dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

 

TSUNAMI NË MAJORKA PANIKON PUSHUESIT

Një mini-cunam ka goditur brigjet e plazhit të shumë frekuentuar të Spanjës, në Majorka. Dallga 1,5 metra e lartë ka shkaktuar panik për pak momente dhe pavarësisht dëmeve materiale nuk janë raportuar të lënduar.

 

CLOONEY, AKTORI MË I PAGUAR NË 2017

Listën e aktoreve  më të paguar në botë për vitin e kaluar e kryeson George Clooney. Sipas revistës Forbes, aktori fitoi vitin e kaluar 239 milionë dollarë.

 

Top Channel