Kërkojnë arsim më cilësor, nxënësit peticion Haradinajt

17/07/2018 12:03

Disa nxënës i kanë dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj një peticion me mbi 124 mijë firma ku kërkojnë një sistem më të mirë arsimor.

Nxënësit në bashkëpunim me përfaqësues të GIZ-it gjerman, të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për “Arsim më të Mirë në Kosovë” kanë mbledhur firmat për t’ia dorëzuar më pas peticionin kryeministrit Haradinaj.

Ky i fundit ka vlerësuar punën e nxënësve, duke u shprehur se: “Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare. Kosova duhet të fitojë betejën për dije”.

Top Channel