Vranësirat shtohen këtë të martë, ku priten dhe shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore, dhe pjesërisht në qendër.

Por pjesa e dytë e javës do të risjellë dominimin e motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.

Top Channel