Tentuan të grabisin dhe plagosën të zotin e shtëpisë, dy të arrestuar në Dibër

16/07/2018 09:47

Policia e Dibrës ka zbardhur në kohë rekord një grabitje me armë, duke arrestuar dhe autorët.

Në fshatin Brezhdan të Dibrës, të dielën autorët kanë tentuar të vjedhin një banesë me armë, duke plagosur dhe të zotin e saj. Në pranga ranë Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në dhe Ilir Shini, 31 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri –tjetrin rreth orës 03.30, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e A.S, 53 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, ku gjatë grabitjes ka mbetur i plagosur me armë zjarri djali i tij E.S, 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit Gaetano Hasi kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatik model 56, 506 copë fishek, 1 krëhër, 1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Top Channel