Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ZENELI, NJË TJETËR GJYQTAR NË RREZIK

Vettingu rrezikon edhe gjyqtarin Artan Zeneli i cili paraqet probleme me pasurinë dhe me revokimin e vizës amerikane. Ai është i katërti gjyqtar i lartë që sot doli para Komisionit te pavarur të Kualifikimit.

PROKURORIA, KALLËZIM PENAL PËR THANZËN

Prokuroria regjistroi kallëzim penal për gjyqtarin e lartë Admir Thanza, të cilit i doli dënimi për vjedhje ne Itali në vitin 1999. Organi i akuzës do ti kërkojë autoriteteve italiane vendimin e dënimit.

“GABI” KËRKON KUSHTE PËR TREGËTIM

Edhe pse tregtojnë veshje të përdorura, shitësit e komunitetit rom në Berat kërkojnë kushte më të mira. Mes pluhurit dhe një vendi që e ndryshojnë herë pas here, është e tepërt të tregtosh edhe rroba të vjetra thonë ata.

TRUMP-PUTIN VAZHDON…

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas samitit të mbajtur në Helsinki, dy presidentët Trump dhe putin thanë se kjo traditë do vazhdojë për zgjidhjen më të mirë të çështjeve pezull.

“HERONJTË” RISJELLIN KUPËN NË ATDHE

Rreth 500 mijë francezë mbushën Champs-Elyse-në pasditen e sotme, ku pritën heronjtë e tyre, të cilët rikthyen në Francë Kupën e Botës pasi mundën Kroacinë 4-2 në finalen e Botërorit një ditë më parë.

Top Channel