Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VRASJA NË SHKODËR. DYSHIMET E POLICISË

Vrasja e dyfishte në Shkodër mund të ketë lidhje me të shkuarën e 30 vjeçarit si agjent  krimesh pasi burime tregojnë për TCH se dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal.

 

VDEKJA E TË RIUT, PROKURORIA NUK PRANON RIEKSPERTIZËN

Familjarët e Enea Ftojit, i riu që gjeti vdekjen në paraburgim, kërkojnë ekspertizë të re mjekoligjore por kjo u hodh poshtë nga prokuroria e Korçës e cila refuzoi kërkesën e avokatit.

 

TEATRI MOLLË SHERRI NË KOMISIONIN E MEDIAS

Teatri dhe sipërfaqja e tij ndezën debat në komisionin e medias, ku PD thirri drejtorin e hipotekave, Valdrin Pjetri. Mbledhja u ndërpre nga Albana Vokshi me argumentin e mostransparencës.

 

TRUMP TAKOHET ME PUTIN

Në samitin e Helsinkit, Trump e përgëzoi Putinin për botërorin e futbollit dhe fajësoi paraardhësit e tij për marrëdhëniet jo të mira mes dy vendeve. Reagoi menjëherë Moska zyrtare me dakortësinë për deklaratën.

 

FITORJA E BOTËROIT. REAGIMET NË MEDIA

Mediat e të gjithë botës i bëjnë jehonë fitores për herë të dytë të kupës së botës nga Franca, duke e përshkruar atmosferën si një gjendje ekstaze mbarëkombëtare.

 

 

Top Channel