Një 88-vjeçare është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte, në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës,teksa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Mësohet se gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pritet zbardhja e ngjarjes nga ana e bluve të Vlorës.

“Më datë 16.07.2018, në lagjen ”Lef Sallata”, është hedhur nga kati 8 i pallatit shtetësja Y.H., rreth 88 vjeçe, për pasojë ka ndëruar jetë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Top Channel