Flori Mumajesi e bën zyrtare… publikon foton në “Instagram”!

16/07/2018 21:30

Krejt befasishëm, pas një kohe relativisht të gjatë “në qetësi”, kompozitori dhe kantautori i mirënjohur e mëse i suksesshëm Flori Mumajesi, ka surprizuar gjithkënd me “foto-lajmin” e postuar prej vetë tij në Instagram.

Flori, tashmë duket se është duke shijuar i lumtur një lidhje të re në jetën e tij dhe nga ajo që përcjell fotoja që ka postuar, duke e bërë këtë gjë publike, duket që këtë moment e ka ndarë pikërisht prej shtëpisë së tij (ç’ka kuptohet prej ambientit të fiksuar në foton e shkrepur, me televizorin në sfond) e për më tepër, unaza në gishtin e dorës “misterioze” të vajzës fatlume, kumbon lajmin e bujshëm që tashmë Flori Mumajesi duket se ka nisur një rrugëtim të ri në jetë, me një lidhje të re dhe serioze!

E ndërsa Flori vetë u dha kështu fund shumë diskutimeve dhe aludimeve që qarkullonin për lidhjet e tij të mundshme me personazhe të ndryshëm publikë, duke e bërë këtë gjë fakt, duket se i ka hedhur paksa “benzinë zjarrit” duke shtuar tani akoma edhe më shumë kuriozitetin e të gjithëve për këtë lidhje të tij të re…

Top Channel