E përplasi makina një ditë më parë, policia kërkon ndihmë për identifikimin

16/07/2018 16:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë te stacioni i trenit në Durrës, ku një këmbësore rreth 50 vjeç është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit, e plagosura është dërguar për kurim në spitalin e Traumës në Tiranë, por ende nuk është identifikuar.

Policia i kërkon ndihmë qytetarëve për identifikimin e të plagosurës, e cila sipas policisë, është rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra. Çdo shtetas, i cili ka ndonjë informacion që ndihmon në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217.

Në lidhje me aksidentin, policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin, shtetasin D.Xhafa.

Top Channel