Macron feston si i çmendur, Presidentja e Kroacisë i puth dhe i përqafon të gjithë – FOTO

15/07/2018 20:20

Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron, ka festuar për fitoren e Kupës së Botës nga ana e Francës, e dyta në histori.

Një ndeshje e përjetuar në mënyrë të papërmbajtshme në tribunën “VIP” në krah të bashkëshortes Brigitte, presidentit të FIFA-s Infantino, atij rus Putin dhe tashmë legjendës numër një kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, me fanellën bardhëkuqe. Macron dhe Grabar, kanë zbritur pastaj në fushë, dorë për dore, për të asistuar në marrjen e medaljeve të të dyja skuadrave finaliste.

Teksa kanë përshëndetur fituesit, Macron dhe Grabar nuk i janë frikësuar shiut që nisi vrullshëm në ato momente. Presidentja kroate ka qenë protagoniste absolute, pasi përveç se ka përqafuar kombëtaren e saj, është treguar shumë e dashur edhe me kampionët e Kupës së Botës, duke i përqafuar një nga një. Ndërkohë, të parit që iu ofrua çadra pas nisjes së shiut, ka qenë Vladimir Putin.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel