Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

CEREMONI IMPRESIONUESE NË MBYLLJE, SHKËLQEN ERA ISTREFI
Era Istrefi shkëlqeu në ceremoninë e mbylljes së Botërorit në Moskë. Këngëtarja shqiptare u bë protagoniste para mijëra tifozëve së bashku me Ëill Smith dhe Niki Jem.

RUSËT PRESIN MILIONA PAS BOTËRORIT TË FUTBOLLIT

Mbyllja e Botërorit të futbollit këtë të diel nuk do të ndalojë të ardhurat për rusët. Kremlini pret miliona fitime nga marketingu dhe imazhi, edhe pas finales.

SAMPAOLI, SHKARKIMI NGA ARGJENTINA KUSHTON 2 MLN USD
Mungon zyrtarizimi por Sampaoli nuk do jetë më trajner i Argjentinës. Federata vendosi ta shkarkojë trajnerin që do të marrë 2 mln USD, në krahasim me 8 milionët që parashikonte akordi.

KAOS DHE TRAZIRA NË PARIS ME TIFOZËT NË ‘FAN ZONE”

Policia franceze kërkoi të vendosë rregull mes mijëra tifozëve të mbledhur për finalen në Paris. Trazirat për fat pa probleme shpërthyen pranë Fan Zone.

Top Channel