Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

FRANCA FITON KUPËN E BOTËS
Kupa e Botës shkon në Francë. Djemtë e Deshamp mundën Kroacinë ne finalen e Moskës me rezultatin 4-2, një ndeshje me shumë emocion. Franca u shpall kampione për herë të dytë në histori. Finales i parapriu një ceremoni, në të cilën interpretoi edhe shqiptarja Era Istrefi.

PILULA, DËME NË SHËNDETIN RIPRODHUES
Pilulat e urgjencës për parandalimin e shtatzënive po përdoren shumë nga vajzat, sidomos ato adoleshente. Mjeket gjinekologe thonë se ato nuk duhet të merren me rekomandim nga farmacisti.

‘BIO’ NË MES TË MALEVE

Djathi pa hile dhe nënproduktet e qumështit prodhohen atje ku rritet bagëtia. Në Dardhë të Librazhdit fermeri Osman Qatja ka ngritur baxhon. Ai mbledh qumështin e bagëtive në stane dhe prodhon të gjitha produktet.

SHTOHEN TURISTËT NË ARDENICË
Ardenica dhe manastiri i saj ortodoks është një nga destinacionet e turistëve. Vendas dhe të huaj e kanë ndalesen e tyre atje gjatë rrugëtimin nëpër Shqipëri.

TRUMP, TAKIMI ME PUTIN
Presidenti amerikan thotë se asgjë e keqe nuk vjen nga takimi me homologun rus, ndërsa shton se, mbase mund të kemi diçka të mirë. Deklarata e Donald Trump u bë një ditë para takimit me Vladimir Putin në Helsinki.

Top Channel