Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PATOS-MARINZË, ISHP: JETA E BANORËVE NË RREZIK
Tre vjet pas shpërthimit të një pusi nafte në zonën e Patos Marinzës publikohet raporti i Institutit të Shëndetit Publik, të cilin deri tani e kishin vetëm institucionet. Sipas specialistëve, jeta e banorëve të kësaj zone naftëmbajtëse është në rrezik.

BULARAT, RIVARROSEN ESHTRAT E GREKËVE

Në Bularat të Gjirokastrës u bë rivarrosja e eshtrave të 100 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftësitalo-greke. Gjatë verës do të ketë disa ceremoni të tilla, ndërsa të shumta janë eshtrat që mbeten pa identifikim.

MASHTRIMI ME DJATHIN, QUMËSHTI ME NISESHTE
Nuk kane fund mashtrimet që i bëhen konsumatorit. Në Tiranë, shitet djathë me niseshte pasi prodhuesit e zëvendësojnë qumshtin për të ulur koston.

KRIZA, QINDRA EMIGRANTË MBETEN NË DET

Vetëm 100 emigrantë nga 450 që ndodhen në dy anije do të strehohen nga Franca dhe Malta, ndërsa të tjerët do të mbeten në det të hapur. Italia i thotë Europës se nuk ka ndërmend ta mbajë e vetme barrën e kësaj krize.

KALAJA E TIRANËS NË ZONË PEDONALE

Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale. Kryebashkiaku Veliaj e quan xhevahirin e radhës për kryeqytetin.

Top Channel