Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VRASJE E DYFISHTË NË SHKODËR, SHPËTON FËMIJA
Shkodra u zgjua e tronditur nga një vrasje e dyfishtë. Një ish-efektiv policie dhe bashkëjetuesja e tij u ekzekutuan në mjetin para banesës ku jetonin, ndërsa fatmirësisht ka mundur të shpëtojë fëmija i tyre, një vjeç e gjysmë. Ata janë qëlluar me 22 plumba. Dyshohet se ekzekutimi mund të ketë lidhje me punën e 30-vjeçarit, si ish-agjent krimesh.

TREGU I RI INDUSTRIAL NË GJIROKASTËR
Pas çerekshekulli, Gjirokastra ka më në fund një treg industrial, ndërsa tregtarët nuk do të shesin më në rrugë. Por, tashmë që janë siguruar kushtet, tregun e kanë braktisur gati gjysma e tregtarëve, për shkak të rënies së të ardhurave dhe vështirësive finaciare.

RAKETAT E IZRAELIT GODASIN HAMASIN
Forcat izraelite ndërmorën operacionin më të gjerë kundër objektivave të Hamasit që prej konfliktit të vitit 2014. Raketat e Izraelit goditen dhjetëra objektiva të Hamasit, ndërkohë që palestinezët flasin për të vdekur dhe të plagosur.

TRUMP-PUTIN TAKOHEN NESËR NË HELSINKI
Nesër në Helsinki do të mbahet takimi i posaçëm që Donald Trump dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë për herë të parë mes tyre. Në fokus do të jenë raportet SHBA-Rusi, por edhe ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare.

FRANCË-KROACI, SOT FINALJA E MADHE
E gjithë bota sot i ka sytë në Moskë, ku do të luhet finalja e këtij Botërori mes Francës dhe Kroacisë. Ndeshjes do t’i paraprijë një ceremoni, ku do të performojë edhe shqiptarja Era Istrefi.

Top Channel