Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

KRITIKOHET MESSI , FORMACIONI PREFERENCE E TIJ
Lionel Mesi përfundoi sërish nën kritika për dështimin e Argjentinës në botëror. Formacioni ishte preferencë e tij dhe ndikohej nga miqësitë dhe antipatitë personale.

GOLAT E SERIE A NDIKOJNE FINALET, SHPRESON KROACIA
Kroacia shpreson se Mandzukic do shënojë në finale. Thuajse gjysma e golave të finaleve prej 5 dekadash vijnë nga seria A, dalmatët urojnë se kështu do jetë dhe të dielën.

DROGBA NE ROLIN E ORAKULLIT: FRANCA KAMPIONE
Sulmuesi afrikan Didie’ Drogba mendon se Franca do të jetë kampione e botës të dielën në Moskë, edhe pse Kroacia ka një skuadër cilësore dhe të fortë.

KLOPP: SHAQIRI, ARROGANT DHE I ZOTI ME TOPIN
Festa me shqiponjë por dhe kualitetet teknike e kanë bërë trajnerin Klop të vlerësojë Xherdan Shaqirin. Në ditën e prezantimit të kosovarit te Liverpul, gjermani tha se ka dozën e duhur të arrogancës dhe është i zoti me topin.

FRANCA KAMPIONE TE DIELEN! GATI FANELA ME DY YJE
Franca e ka gati fanelën me dy yje që i korrespondojnë dy botërorë të fituar. Nëse triumfojnë të dielën, transalpinët e dinë se kjo do jetë bluza e re e Nike.

Top Channel