Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BOTËRORI, SOT ANGLI-BELGJIKË PER VENDIN E TRETË

Luhet sot finalja e vogël e Botërorit të Rusisë. Në orën 16:00 do zbresin në fushën e lojës Anglia dhe Belgjika për t’u përballur mes tyre për medaljen e bronztë

 

ITALIA NË BOTËROR, NË NDESHJEN E LEGJENDAVE ME RUSINË

Në një farë mënyrë Italia e gjeti mënyrën të shijojë  Botërorin 2018. Të Kaltrit luajtën ndeshjen e legjendave me Rusinë të cilën e humbën 7-6 dhe fatal në këtë pikë rezultoi se ishte Toti

 

MBAPPÉ PËRJETOI TJETËR 15 KORRIK NDAJ KROACISË

15 korriku është një datë speciale për Mbappe. Në këtë datë, por 2 vite më Mbappe luaji e shënoi ndaj Kroacisë në Evropianin e U19. Mbetet të shohim nëse do të përsërisë veten në finalen e botërorit

 

FRANCA, GATI FANELA ME 2 YJE

finalja e Botërorit nuk është luajtur ende, por Franca e ka tashmë gati fanelën me 2 yje. Kompania e veshjeve sportive Nike nuk ka dashur t’ia dijë aspak dhe i ka përgatitur këto fanela që francezët do t’i veshin në shtator

 

KROACIA, PERISIC NË DYSHIM PËR FINALEN

3 ndeshjet e luajtura me kohë shtesë kanë ndikuar shumë te Kroacia. Skuadra e Dalic zhvilloi stërvitjen e së premte pa praninë e 5 futbollistëve, por ajo që shqetëson më shumë është gjendja e Perisic që është në dyshim për finalen

 

Top Channel