“Verë dhe portokalle” në Lushnje, aktorët argëtojnë qytetarët

13/07/2018 12:14

Batutat dhe humori argëtuan qytetarët e Lushnjes mbrëmjen e së enjtes. Turneu “Verë dhe portokalle” i trupës së “Portokallisë” e kishte ndalesën e radhës në këtë qytet, duke sjellë humor të personalizuar me batuta nga Lushnja.

Spektakli zgjati 3 orë në sheshin e Lushnjes, ku ardhja e aktorëve që i shohin çdo të dielë nga ekrani zgjoi interes dhe kuriozitet mes banorëve. Por, kjo atmosferë u la përshtypje edhe vet aktorëve.

“Për mua është kënaqësi e dyfishtë, duke qenë se unë vet jam nga Karbunara e Lushnjes”, tha Irgen Çela, aktor.

Zbritja e personazheve të “Portokallisë” nga skena e Top Channel në çdo shesh të Shqipërisë ka rezultuar në një turne të suksesshëm “Verë dhe portokalle”, që mbledh gjithnjë e më shumë njerëz, kudo ku shfaqet.

Top Channel