E kuqja është ngjyra e energjisë: ajo është sinonim me zjarrin dhe sfidën, energjinë dhe pasionin.

Në disa vende në botë kjo ngjyrë është bërë zotëruese, në nuancat e ofruara nga natyra, në ndërtesat e ndërtuara nga njeriu, ose në disa detaje ikonike që janë bërë simbolet e vendit ku ndodhet.

Këtu janë dhjetë destinacione, ku ngjyra e kuqe mbizotëron.

FOTO GALERI
1/10
Sheshi i Kuq - Moskë - Rusi: Emri i sheshit më të rëndësishëm në kryeqytetin rus nuk varet nga ngjyra e ndërtesave, as nga referenca për ideologjinë komuniste: në gjuhën ruse në të kaluarën e njëjta fjalë tregonte si të kuqën ashtu edhe mbiemrin " i bukur. " Sheshi i Kuq” në të vërtetë është “Sheshi i Bukur”. Me 700 metra gjatësi, 130 gjerësi dhe një sipërfaqe prej 74.831 metra katror, është një nga sheshet më të mëdha në botë.

Top Channel