Tenton të qëllojë me thikë një person, arrestohet në flagrancë

13/07/2018 11:46

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tepelenës pasi ka tentuar të qëllojë me thikë një person.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Edmir Korçari, 31 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në hyrje të qytetit për motive të dobëta, ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Top Channel