Lajmet shkurt nga Botërori, 13/07/2018 – Ora 18:00

13/07/2018 18:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

NEYMAR, IRONITE VIJOJNE, TANI ESHTE ALFABET
Vijojnë ironitë për simulimet e brazilianit Nejmar në Botërorin e Rusisë. Së fundmi në rrjetet sociale është shfaqut një foto e një alfabeti të krijuara nga rrëzimet e sulmuesit 25 vjecar.

TIFOZI DOUGLAS MORETON GJENDET I DEHUR NË HOTEL
Douglas Moreton u bë i njohur për aventurën e tij jo të këndshme teksa shkoi në Rusi për të parë ndeshjen e Anglisë duke harruar biletën në shtëpi. Ai më pas rezultoi i zhdukur, por në fund u gjet pas 6 ditësh në hotel i dehur.

RONALDO E MESSI SHKATËRROJNË FAMILJE, NDAHET ÇIFTI RUS
Ronaldo dhe Messi rezultojnë prishës familjesh. Një cift rus që ishte martuar prej 14 vitesh, u divorcua për shkak të zëkave rreth dy yjeve të botërorit . Ai ishte tifoz i barcelonës e Spartakut, kurse ajo, tifoze e Realit dhe CSKA.

INFANTINO ENTUZIAST: BOTËRORI I RUSISË, MË I MIRI
presidenti i FIFA, Xhani Infantino nuk e fshehu entuziazmin për Botërorin e Rusisë: ishte më i miri në histori, falenderoj Rusinë dhe presidentin Putin-tha Infantino në konferencë për shtyp.

DESCHAMPS NË NDJEKJE TË ZAGALLOS E BECKENBAUER
Didier Deschamps do të kërkojë që në dfinalen e së dielës të fitojë titulli botëror për t’u bërë i treti trajner pas Zagallos e Beckenbaueri qe fiton kupën e Botës si lojtar e trajner.

Top Channel