Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

HAHN PËR PROGRESIN E SHQIPËRISË

Në një konferencë të përbashkët më Edi Ramën në Bruksel, komisioneri evropian Johanes Hahn u shfaq optimist për reformat në Shqipëri dhe paralajmëroi një zgjidhje brenda dy javësh për Greqinë.

 

TSIPRAS: JEMI SHUMË PRANË ZGJIDHJES DYPALËSHE

Mediat greke citojnë kryeministrin Aleksis Tsipras se dy çështjet e mbetura mes Athinës dhe Tiranës, ajo e ligjit te luftës dhe kufijve, janë shumë pranë gjetjes zgjidhjes dhe se tani po diskutohen kufijtë.

 

VELIAJ: TEATRI I RI, 8 HERË MË I MADH

Erion Veliaj, theksoi se një nga arsyet pse teatri po sulmohet kaq shumë, lidhet me shembujt e deritanishëm të suksesit por premtoi se ai do jetë 8 herë më i madh se ekzistuesi e do vlerësohet edhe me çmime.

 

TRUMP PËR BREXIT

Donald Trump është i mendimit se Britania e Madhe mund të mos përfitojë një marrëveshje tregtare me SHBA nëse planet e kryeministres May për Brexit-in, përparojnë.

 

KUSH DO TRIUMFOJË NË WIMBLEDON

Në finalen e Wimbledon do të përballen tenistet Serena Williams dhe Angelique Kerber. Nëse Williams merr trofeun atëherë ajo do të thyejë rekordin e një nëne fituese ne turneun me te madh të tenisit.

Top Channel