VIDEO | Baste dhe drogë, arrestohet pronari i një pike lotoje në Kavajë

12/07/2018 10:42

Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Basti i Fundit” në Kavajë, duke vënë në pranga pronarin e një pike bastesh pasi akuzohet për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Erti Kadiu, 31 vjeç. “Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të lotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 4 kompjuterë lojërash fati; 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë; 45 fishekë model 56; 15 fishekë model “Parabelium”; 9 fishekë model 54; një sasi në lekë dhe dollarë; peshore elektronike; 6 aparate celularë; mjeti tip “Ford”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

A post shared by Top Channel (@topchannel_news) on

Top Channel