Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BOTËRORI, KROACIA ËSHTË NE FINALE NDAJ FRANCËS

Kroacia bëri historinë dhe u kualifikua për në finalen e Botërorit të Rusisë ku do të luajë ndaj Francës. Skuadra e Zlatko Dalic mundi në gjysmëfinale Anglinë 2-1 pas kohës shtesë

 

KROACIA NË FINALE, DALIC: ËSHTË MERITË E FUTBOLLISTËVE

trajneri Zlatko Dalic nuk e fshehu entuziazmin e tij për kalimin në finale të Kroacisë: ‘Meritë e futbollistëve, është një ëndërr. në finale do të fitojmë ne-u shpreh trajneri kroat pas ndeshjes

 

ANGLIA, HARRY KANE I TRISHTUAR: TË DHEMB KJO HUMBJE

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane u shfaq i dëshpëruar pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së botës: “Të dhemb një humbje e tillë” – u shpreh Kane golashënuesi më i mirë i botërorit

 

RUSI, BOTËRORI UI SIGUROI VENDIT 10.9 MLD EURO TË ARDHURA

Kupa e Botës ka pasur një ndikim jo të vogël në ekonominë ruse gjatë këtij muaji. Qeveria vendase ka përllogaritur se të ardhurat e përfituara nga ky eveniment kanë arritur në rreth 11 miliardë Euro.

 

DALIC, NJË NDËR TRAJNERËT ME PAGËN MË TË ULËT NË BOTËROR

Dalic është një ndër trajnerët më pak të paguar. trajneri kroat është i 22 në këtë pikë ndër 32 teknikët e evenimentit me një pagë  550 mijë Euro që është sa 1/4 e asaj të Southgate dhe 7 herë më e ulët se paga e Deschamps

 

 

Top Channel