Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KPK SHKARKON CAMËN DHE KALON BELURIN

KPK shkarkoi sot prokurorin e Tiranës Adriatik Cama, i cili nuk plotësonte 2 nga 3 kriteret. Ndërkohë që Kostaq Beluri, kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë e kaloi atë.

 

ARRESTOHET SIPËRMARRËSI NË KAVAJË

Erti Kadiu, pronar i një pike bastesh në Kavajë u arrestua pasi në ambjentin ku ushtronte aktivitetin e tij iu gjetën 21 doza kokainë si dhe dhjetëra fishekë automatiku dhe pistolete.

 

ZHBLLOKOHEN HAPËSIRAT PUBLIKE NË VELIPOJË

Hapësirat publike në plazhin e Velipojës u boshatisën nga shezlongjet  private me urdhër të Bashkisë Shkodër. Dhjetëra policë morën pjesë në aksionin që vazhdoi deri në orët e mëngjesit.

 

NATO SHTON KUOTAT PËR MBROJTJEN

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s ranë dakord të shtojnë kontributin në buxhetin e mbrojtjes nga 2 në 4 për qind të GDP-së, një vendim që erdhi me kërkesë të presidentit Donald Trump.

 

DY EKLIPSE GJATË KORRIKUT

Muaji Korrik rezervon dy eklipse në ditët e tij. I pari do shihet të premten e 13 korrikut, një eklips i pjesshëm i diellit dhe më 27 një eklips hënor.

 

 

 

Top Channel