Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, duket se e ka tepruar disi me alkoolin para samitit të NATO-s në Bruksel.

Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, duket sikur Juncker është shumë i dehur.

Zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian nuk e mbajnë këmbët, pengohet disa herë dhe humbet ekuilibrin teksa ngjitet në podiumin ku do të realizohej fotoja e përbashkët e liderëve të NATO-s.

Top Channel