“Fundi i arratisë”, në pranga një i dënuar me 23 vite burg

12/07/2018 13:30

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fundi i arratisë”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 23 vjet burg për vrasje, i cili prej 10 vjetësh ishte në kërkim.

Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Ylli ( Fatmir ), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i dënuar për një vrasje të ndodhur në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.

Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.

Top Channel