Vijon moti i kthjellët në të gjithë territorin, deri pas mesditës kur vranësira lokale shfaqen në zonat Lindore.

Pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit por bëhen të dukshme vranësirat në ekstremin Verior dhe zonat Lindore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 1 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten 1 – 2°C; me e ndjeshme gjatë orëve të mesditës duke shënuar maksimalisht mbi 33°C.

Shqipëria nesër: Gjatë gjithë ditës, Jugu dhe zonat Qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në Veri dhe Verilindje, kryesisht gjatë pasdites kur priten shira të izoluar në ekstremin Verior të vendit.

Era do vijojë të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Perëndimor, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim i ulet.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por një rritje me 2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin mbi 35°C.

Top Channel