Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PROKURORIA: VERIFIKIM FORMULARI PËR THANZËN
Pas ngeljes në shkallët e vettingut, anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza do të përballet me drejtësinë. Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

ARREST ME BURG PËR NINËN
Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Ninën, të riun që qëlloi me armë në një lokal nate në Dhërmi, mbrëmjen e së shtunës. Nina nuk ka lëshuar asnjë deklaratë.

AEROPORTI I KUKËSIT JEPET ME KONCESION
Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e Aeroportit të Kukësit me koncesion. Ky aeroport, që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta, po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.

MAQEDONIA FTOHET NË NATO
Maqedonia mori zyrtarisht ftesën për të qenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shkupi do të jetë anëtari i 30 i saj, pasi të përmbyllë të gjitha etapat e marrëveshjes së arritur me Greqinë.

BOTËRORI “RUSI 2018”
Luhet në këto momente gjysmëfinalja e dytë e Botërorit të Rusisë, Angli-Kroaci, fituesin e së cilës e pret Franca për finalen e kësaj të diele.

Top Channel