Biblioteka publike e Elbasanit zotëron koleksione të vyera me të cilat lexuesit punojnë. Edhe pse ka trokitur tashmë zyrtarisht “stina e pushimeve”, libri mbetet shoqëruesi më i mirë.

Fatmir Belba është një nga lexuesit më të rregullt në këtë bibliotekë. Duke qenë një ushtarak, dashuria për librin nuk ka lindur për shkak të lidhjes me profesionin, por si eksplorim i botës dhe vetvetes. Fatmirin e gjen çdo ditë në bibliotekë, edhe pse koleksioni i tij personal në shtëpi, kap rreth 2 mijë tituj.

E themeluar më më shumë se 80 vjet më parë, Biblioteka publike e Elbasanit tashmë numëron 200 mijë libra, koleksione dhe periodikë në gjuhën shiqpe dhe të huaj. Aty gjenden gjithashtu vepra të rralla dhe koleksionet e fondit të periodikut të periudhës së para Luftës së parë Botërore

Top Channel