“Verë dhe Portokalle” në Tepelenë, pjesë e shfaqjes edhe humori i improvizuar

10/07/2018 13:58

“Verë dhe Portokalle” u ndal në Tepelenë mbrëmjen e së hënës. I konsideruar si eventi më i madh kulturor i verës, spektakli u përshëndet prej kreut të bashkisë Tërmet Peçi dhe u mirëprit nga qindra banorë të Tepelenës dhe rrethinave.

Trupa e “Portokallisë” u ngjit në skenën e Tepelenës me një përformancë të re të përshtatur me profilin e qytezës.

Pjesë e shfaqjes u bë humori i improvizuar spontanisht, ndërsa edhe publiku shoqëroi në kor me batuta të njohura pjesë të spektaklit.

Ndërsa shfaqja mbushi me të qeshura dhe entuziazëm për rreth 2 orë sheshin qendror të Tepelenës festa vazhdoi edhe gjatë orëve të natës.

Top Channel